Çako merr sërish postin e Drejtorit të policisë, dalin informacione të reja për lëvizjen e pajisjes

Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së faktit, duke kthyer në detyrë drejtorin e pezulluar të policisë Haki Çako. Ky i fundit po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e shpërdorimit të detyrës, bashkë me dy vartës të tij, pas dyshimeve për përgjime me pajisjen IMSI Catcher. Çako kishte vendosur të mos ishte i pranishëm në gjyq, ku u përfaqësua nga mbrojtësi i tij Maks Haxhia.Para kolegjit penal të Apelit, avokati është shprehur se nga provat e paraqitura nga Prokuroria, nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm që klienti i tij të ketë konsumuar veprën penale për të cilën dyshohet.

Ndërkohë një informacion i ri ka mbërritur ditën e fundit në Prokurori në lidhje me lëvizjen e pajises së përgjimit IMSI Cacher. Bëhet fjalë për një informacion operativ që i është dërguar Kryeministrit, Presidentit të republikës dhe Prokurorisë së përgjithshme. Në informacion thuhet se pajisja e përgjimit ka pasur disa lëvizje intensive disaditore në zonën pranë Prokurorisë. Po ashtu, lëvzje të përqëndruyar ka pasur edhe pranë Bashkisë së Tiranës dhe disa ministrive aty, si dhe në rrugën e Elbasanit pranë RTSHsë. Megjithatë këto informacione janë ende të paverifikuara.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet