“Fatmir Xhafa do jetë kryeministër”

Flet kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri

“Fatmir Xhafa mund të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit”. Avokati dhe kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri që është në koalicon me Partinë Socialiste, ka bërë dje një deklaratë të fortë gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. “Nuk është çudi që falë rezultateve që Xhafa ka si ministër i Brendshëm në luftë ndaj krimit, por edhe nga mbështetja që ai ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë të jetë një ditë kryeministër. Natyrisht që Edi Rama do ketë një ditë një fund kohor në detyrën e shefit të qeverisë dhe nuk është çudi që ai të ikë edhe vetë.

Në këtë mënyrë, duket se Fatmir Xhafa do jetë kryeministër” tha Idajet Beqiri gjatë emisionit. Mik në rini me Xhafën, Beqiri tregoi se dikur ministri aktual i Brendshëm ka qenë vartësi i tij në gjykatën e Krujës kur Beqiri ishte kryetar i kësaj gjykate dhe Xhafa gjyqtar. “Kemi qenë të dy gjykatës por edhe anëtarë të Byrosë së Komitetit Qendror të Rinisë së asaj kohe. Unë e njoh shumë mirë Fatmir Xhafën dhe kam vlerësimin maksimal për të.

Gjithnjë ka qenë korrekt, i përkushtuar dhe i vleërsuar në punë”, tha Beqiri. Ndonëse me gjysmë shaka Beqiri tha se përtej politizmit, në atë kohë duhej të kishe disa cilësi të veçanta të merrje vlerësime por edhe të arrije të bëje qoftë edhe një foto me Enver Hoxhën . “Xhafës i vlerësuan pjesën profesionale dhe jo politike dhe kjo u bë pasi kaloi shumë filtra”, tha Beqiri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet