“Mësues për Shqipërinë”, publikohen datat dhe tezat e provimit për aplikuesit

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar kalendarin e datave si dhe emrat e kandidatëve, që kanë aplikuar për të fituar mundësinë e punësimit në arsim. Nga sot deri më 13 mars do të testojnë njohuritë e tyre mësuesit e profilit gjuhë-letërsi, të ndjekur nga arsimi fillor, parashkollor dhe gjuha angleze. Në total, janë rreth 6 mijë mësues që do të futen në provime, që janë parashikuar të zgjasin deri më 27 prill. Specialistët e IZHA-s kanë hartuar pesë lloje testesh sipas grupimeve të profileve. Përgjatë 60 minutave, kandidati do të duhet t’iu përgjigjet 50 pyetjeve me alternativa në bazë të shkallës së vështirësisë duke u vlerësuar me 1,2 dhe 3 pikë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet