1 milion Euro fond për fermën e parë didaktike

Një milion euro është fondi i akorduar për ndërtimin e fermës së parë didaktike në Universitetin bujqësor të tiranës. Projekti pritet që të shfrytëzojë një potencial të jashtëzakonshëm në funksion të ekonomisë rurale dhe zhvillimit të bujqësisë. Fondi i ka kaluar Universitetit bujqësor të tiranës. Partneriteti qeveri-universitete në kuadrin e angazhimeve të Paktit për Universitetin, sipas Ramës, do të transformojnë rrënjësisht marrëdhëniet e universiteteve me shoqërinë dhe tregun. “Sot bëjmë realitet plotësimin e nevojës shumë të vjetër për ndërtimin e fermës didaktike. Qeveria, në mbledhjen e saj të fundit, me kërkesë të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, akordoi një fond prej 1 milion euro në dispozicion të universitetit, që ky i fundit të fillojë këtë ndërmarrje me interes shumëplanësh dhe të krijojë kompaninë e vetë, e cila të bëjë të mundur një ndërlidhje optimale mes punës shkencore dhe tregut”, tha Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet