15 derra dhe kafshë të imëta digjen në një stallë në Korçë

Një stallë u përfshi nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ndodhi rreth orës 14 në fshatin Ravonik. Flakët të ndihmuara dhe nga era brenda pak minutash kanë përfshirë të gjithë sipërfaqen e stallës.

Ndërhyrja në kohën e duhur e pronarit dhe më vonë edhe të shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur nxjerrjen e gjësë së gjallë. Por brenda stallës kanë mbetur më shumë se 15 kokë të imëta dhe derra të cilët janë shkrumbuar nga flakët.

Për fatin e mirë stalla ka qenë jashtë qendrave të banuara çka i ka ndihmuar edhe zjarrfikësit për të lokalizuar në kohën e duhur flakët. Dëmet, bëjnë me dije punonjësit e shërbimit zjarrfikës, janë të mëdha ndërkohë që pronari i stallës kërkon ndihmë nga Bashkia Korçë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet