Shqiptari hero dite në Itali

Shpëton një grua nga mbytja

BRESCIA - Një shqiptar shpëtoi një shtetase italiane e cila rrezikoi të mbytej në një vaskë të madhe në katin e tretë të një parking të spitalit civil në Brescia. Ngjarja është shënuar më 3 gusht në mëngjes pak para orës 08:00. Shqiptari Gramoz Prifti kishte qenë duke punuar në atë kohë kur ka dëgjuar të bërtitura. Fillimisht i ka dhënë një lopatë që gruaja të mbahej më pas është zhveshur dhe është hedhur në ujë në ndihmë të saj. Më pas ka vendosur një shkallë dhe ka ndihmuar gruan të dalë nga uji. Mediat italiane e kanë quajtur hero të ditës por shqiptari 42 vjeçar babai I dy fëmijëve nuk ndihet i tillë dhe me modesti thotë: Diçka e tillë mund ti ndodhte kujto nga familja ime, një miku apo një të njohuri tim. Prandaj hyra ta shpëtoja”. Gruaja ishte përfshirë në një aksident rrugor dhe ishte shtruar në spital për të marrë mjekimin e duhur. Më pas ajo kishte dalë nga spitali. Nuk dihet çfarë kishte ndodhur nga ky moment deri në momentin kur janë dëgjuar të bërtiturat e gruas e cila kërkonte ndihmë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet