1.7 ton kanabis sekuestrohet në Memaliaj, ka policë të përfshirë

Një sasi e konsiderueshme kanabisi është sekuestuar në qetytin e vogël jugor të Memaliajt. Prokuroria e krimeve të rënda në bashkpunim me policinë kanë përmbyllur me sukses operacionin e sekuestrimit të lëndës narkotike. Katër persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim, pas një hetimi disa mujor nga organet kopetente. Perveç personave të arrestuar flitet se ka edhe policë të përfshirë. Bëhet fjalë për disa efektivë të zonës të cilët kanë bashkpunuar ose kanë toleruar trafikantët në krimin e bërë. Prokuroria e krimeve të rënda ka nisur tashmë hetimin edhe kundër efektivëve të policisë të cilët gjithashtu konsiderohen si fajtorë dhe të përfshirë në ngjarje.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet