Ylli Ndroqi, President i Ora News

18 muaj hetime/ Policia sekuestron pasuritë e Ylli Ndroqit, dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme

Policia e Shtetit pas një hetimi 18 mujor ka finalizuar me sukses punën hetimore për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurisë së biznesmenit Ylli Ndroqi, pasuri që dyshohet se është vendosur në mënyrë të paligjshme.

Policia e Shtetit njoftoi të martën se, pas një hetimi 18 mujor në bashkëpunim me Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, finalizoi me sukses ekzekutimin e urdhrit për sekuestrimin e pasurive dhe bizneseve të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu).

“Pas afro 18 muajsh hetime proaktive të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët dhe agjencitë ndërkombëtare ligjzbatuese, bazuar në provat e grumbulluara, u regjistrua proçedimin pasuror Nr. 10 i vitit 2020, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), si subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, njofton Policia e Shtetit.

Policia në njoftimin e saj ka publikuar dhe listën e pasurive të sekuestruara:

– Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “RENDON OIL” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

– Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “YLDON” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

– Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “DON-UCD” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

– Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “REN-DON” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

– 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “INTERKINEX” sh.p.k, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

– 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “Ecogades Landon Balcan” sh.a, me aksioner shoqërinë “Landon”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

– 60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ORA” sh.a, në emër të shtetasi Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases M. N.;

– 51% të kuotave të shoqërisë “Landon” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

– 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “P 8 31” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

– 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ALBANIA BAY MARINE”, me aksioner shoqërinë “YI.DON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

– 30% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “CHANNEL ONE” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

– Pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe 117 m2, me adresë lagjja nr. 13, Plazh, Durrës;

– Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe 300 m2, me adresë Tiranë;

– Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe 600m2 dhe një ndërtesë me sipërfaqe 90 m2, me adresë Tiranë;

– Pasuria e llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe totale 43.7 m2, me adresë Tiranë;

– Pasuria e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 67.3 m2, me adresë Tiranë;

– Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 15 m2, me adresë Tiranë;

– Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 300m2, me adresë Tiranë;

– Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 2026m2, me adresë Tiranë;

– Pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe, 52.3 m2, me adresë Tiranë, në bashkëpronësi me shtetasen M. N;

– Pasuria e llojit “pyll”, me sipërfaqe totale 100.000 m2, në Tiranë (Lanabregas);

– Automjeti i tipit autoveturë, marka “Merces Benz”, modeli S600, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

– Automjeti i tipit autoveturë, marka “Rolls Royce”, modeli PHANTOM, në pronësi të shtetases M. N.

Shoqëritë dhe pasuritë e tjera në pronësitë të shtetasit Ylli Ndroqi, në zbatim të ligjit, janë marrë në administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet