18 vite burg për aksidentet me pasojë vdekjen

Ekspertët e policisë rrugore dhe ato të ministrisë së Brendshme, pritet të propozojnë një draft në lidhje me disa ndryshime në Kodin penal, për rastet e aksidenteve. Në draft është parashikuar dënimi maksimal prej 18 vitesh burg, në rastet kur aksidentet shkaktojnë më shumë se një viktimë. Gjithashtu është propozuar edhe një shtesë prej 5 vitesh, në rast të largimit nga vendngjarja. Paraljamërimi u bë tri ditë më parë nga ministri Tahiri, gjatë ceremonisë në nderim të efektivit Ervin Haxhiu, i cili u aksidentua për vdekje të dielën në darkë. Në draftin e ri propozohet burg nga 2-7 vjet për ato që shkaktojnë një aksident me pasojë vdekjen. Kjo vepër penale do të klasifikohet si ‘vrasje rrugore nga pakujdesia dhe mosrespektimi i normave’. Në rastet kur drejtuesi i mjetit ka përdorur substance narkotike ose alkool, dënimi do të përshkallëzohet nga 8-10 vjet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet