2 Ton drogë në Ankona. Interforce sjell provat në Tiranë

Prokuroria italiane (Ancona) i ka lënë provat si CD, përgjimet telefonike dhe dosjet, Prokurorisë së krimeve të rënda në Tiranë. Bëhet fjalë për një sasi shumë të madhe droge (2 Ton) që u sekuestrua nga Policia e Ancona-s mëngjesin e datës 13 Gusht në brigjet e qytetit port. Nën përgjime janë disa përsona që dyshohen si pjesë e rrjetit të trafikut, të cilëve prokuroria italiane i ka zbardhur dhe identitetet. Interforce ka kërkuar informacione nga pala shqiptare dhe për 5 të arrestuarit në portin e Ancona-s. Fitimet e trafikut të drogës investoheshin në firma ndërtimi në Shqipëri. Policia italiane tha se dy nga të arrestuarit, kur panë policinë hodhën celularët në det, por policia po përpiqet të rekuperojë mesazhet e tyre nëpërmjet metodave shkencore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet