200 familje të varfëra nuk paguajnë dot energjinë. Totozhani letër deputetëve

Rreth 200 ankesa, të bëra nga familje në vështirësi ekonomike kanë ardhur prapë Avokatit të Popullit për vitin 2015. Në një letër deputetëve Avokati i popullit Igli Totozhani shkruan se: "Institucioni i Avokatit të Popullit gjykon se pavarësisht se ekzistojnë skema lehtësuese për pagesën e detyrimeve të prapambetura, apo garanci ligjore për të gjithë ata konsumatorë të cilët rezultojnë debitorë, mbrojtja sociale dhe ekonomike e grupeve të cënueshme nuk është e mjaftueshme dhe duhet të konsiderohet prioritet për shkak se familjet në nevojë ekstreme nuk arrijnë të sigurojnë mbijetesën dhe jo më të përballen me faturat për pagesat e shërbimet publike." Rreth 14.3% e qytetarëve jetojnë në varfëri absolute (e përcaktuar në shqipëri si numri i personave me konsum mujor real nën 4891 lekë). Rreth 2.2% e tyre jetojnë në varfëri ekstreme e përcaktuar si numri i përsonave që kanë vështirësi në përmbushjen e nevojave bazë ushqimore. Këto kategori familjesh apo individësh janë pjesë e skemave sociale, të cilat financohen nga buxheti i shtetit. Nga skema e ndihmës ekonomike trajtohen rreth 81.621 familje dhe individë në nevojë nga rreth 1.1 milion familje që janë në shkallë vendi, dmth 7.3% e familjeve shqiptare trajtohen me ndihmë ekonomike.Totozhani kërkon krijimin i mundësive të diferencuara në mënyrën sesi do të ofrohet energjia elektrike dhe krijimi i skema lehtësuese të përballueshme për pagesat e energjisë elektrike për këto familje.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet