22.500 çështje të pazgjidhura në Gjykatën e Lartë, ja shkaku

Gjykata e Lartë ka publikuar një raport ku konfirmon se për vitin 2017 në këtë gjykatë janë shqyrtuar vetëm 22% të dosjeve të qytetarëve. Përgjatë vitit 2017 në këtë gjykatë sipas të dhënave statistikore, rezultoi se janë trajtuar gjithësej 4713 çështje, prej të cilave 1507 çështje nga Kolegji Civil , 2060 çështje nga Kolegji Administrativ, 1128 çështje nga Kolegji Penal si dhe 18 çështje Juridiksion Fillestar. Aktualisht pranë kësaj gjykatë mbeten për tu trajtuar nga trupa e gjyqtarëve 22.500 çështje të prapambetura. Pra më shumë se 22 mijë qytetarë u ka kaluar afati ligjor për ti dhënë një zgjidhje dosjeve të tyre që i kanë dorëzuar në gjykatë.

Cili është shkaku për lëtë situatë?

Gjykata e Lartë nuk e përmend shkakun e krijimit të këtij ngërçi në këtë institucion. Por problemi themelor mbetet mungesa e gjyqtarëve. Mbarimi i mandatit të 10 anëtarëve dhe pamundësia për ti zëvendësuar ata me gjyqtarë të rinj ka futur në ngërç Gjykatën e Lartë. Aktualisht në këtë gjykatë janë 10 gjyqtarë nga 19 që duhet të ketë me ligj për të qenë trupa e plotë. Tahsmë asnjë emërim i ri nuk mund të bëhet pa mbaruar procesi i vetingut. Gjykata e Lartë vetëm për të shqyrtuar dosjet e prapambetura të cilat janë 22.500 pa pranuar asnjë ankim për rekurs, do ti duheshin rreth 4 vite kohë për ti dhënë zgjidhje këtyre dosjeve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet