2/3 e austriakëve duan të punojnë edhe pas pensionit

Dy të tretat e austriakëve pretendojnë se duan të bëjnë vullnetarin ose të vazhdojnë të punojnë edhe pas daljes në pension, sipas një studimi të porositur nga platforma “seniors4success”. Rreth 16% prej tyre thanë se nuk ishin të sigurt, ndërsa 18% të tjerë theksuan se nuk dëshironin të punonin. Tendenca për të punuar po rritet. Në vitin 2017, kur studimi u krye për herë të fundit, 56% thanë se donin të vazhdonin punën, ndërsa në vitin 2019 ishte 66%. Sipas ”senior4success”, ”dëshira për të vazhduar punën ka të bëjë pak në lidhje me paratë dhe më shumë me ndjenjën e vlerësimit të vetvetes”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet