230 familje në Tiranë marrin tapinë, leja brenda 40 ditëve

ALUIZNI ka publikuar listën e re të përfituesve të cilët duhet të paraqiten në sportelet e agjensisë për të tërhequr tapinë. E gjithë praktika e punës nga matjet në terren deri te dhënia e certifikatës së pronësisë, mbikëqyren nga Agjensia e legalizimeve. Ky institucion, mbi bazën e ndrysimeve ligjore, ka detyrimin që brenda 40 ditëve nga moment që merr në shqyrtim një dosje, të miratojë dhe lejen e legalizmit. Brenda këtij harku kohor qytetarët do të njoftohen për pagesën e parcelës ndërtimore. Nëse ata paraqiten për të likuiduar faturën, do të përfitojnë 30% zbritje. Pas kësaj, praktika e rradhës e ALUIZNI, është ajo për dërgimin e dosjes në hipotekë, në mënyrë që të nisin procedurat për regjistrimin e pronës. Vlen të theksohet se familjet që nuk do të kenë mundësi të shlyejnë faturën, do të humbasin të drejtën për të përfituar nga zbritjet dhe reduktimet e parashikuara në ligj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet