26 vjeçarit nga Berati i vjedhin identitetin

Një 26 vjeçar nga Berati është përballur me një situatë të habitshme. Ai ka zbuluar se ekziston dikush tjetër me të njëjtat të dhëna personale si ai, por me pamje tjetër. Këtë gjë Taulant Çala e ka mësuar kur ka shkuar në Ambasadën shqiptare në Londër, për të aplikuar për pasaportë biometrike, pasi ai ndodhet në Dublin si emigrant. Në ambasadë i është komunikuar se nuk mund të aplikonte, pasi ishte pajisur më herët me pasaportë. Më pas ai ka udhëtuar drejt Shqipërisë, ku nuk është lejuar të aplikojë për pasaportë biometrike. Nga zyrat shtetërore, atij i është komunikuar, se procedurat e verifikimit zgjasin nga 3-6 muaj. Çala e denoncoi problemin e tij në media, ndërkohë që u shpreh se nuk mund të qëndrojë në Shqipëri më tëpër se tre javë, pasi i skadon green card-i. Lidhur me këtë ngjarje ekzistojnë dy mundësi, ose 26 vjeçarit i kanë vjedhur identitetin, ose kemi të bëjmë me një rast të rrallë, ku dy persona kanë çdo të dhënë identike.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet