3 mijë mjekë dhe farmacistë i bashkohen thirrjes për shërbim, Manastirliu: Shembull solidariteti dhe sakrifice

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se 3 mijë vullnetarët të cilët i janë bashkuar thirrjes për të kontribuar në situatën e krijuar prej koronavirusit, janë shembull solidariteti nga ana e profesionistëve të shëndetit.

“Edhe një tjetër shembull solidariteti dhe sakrifice nga profesionistët e shëndetit. 3000 mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentët e mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e kësaj situate”, -thotë Manastirliu.

Sipas saj, me një organizim shembullor të strukturave të shëndetësisë dhe universitetit të Mjekësisë, në bashkëpunim me universitetet rajonale, ka nisur trajnimi i profesionistëve të shëndetit.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

0 Komentet