48 studentë të ekselencës punësohen pranë Administratës Tatimore

Administratës Tatimore tashmë i janë bashkuar 48 studentë të sapodiplomuar të ekselencës. Emërimi i tyre u bë pas përfundimit të procesit përzgjedhës të pozicioneve të punës të zhvilluar nga Departamenti i Administratës Publike, në zbatim të pikës 11, të vendimit nr.766, datë 26.12.2018 të Këshillit të Ministrave. Në bazë të këtij vendimi, 19 studentë janë emëruar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ndërsa pjesa tjetër pranë Drejtorive Rajonale Tatimore. DPT do t’i mbështesë jo vetëm gjatë ushtrimit të detyrës, por edhe në rritjen e tyre të mëtejshme profesionale.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet