5 kg heroinë në autobusin Selanik-Athinë/ Shpallet në kërkim një 21-vjeçar shqiptar

Policia greke ka sekuestruar një sasi prej 5 kilogramë heroinë të pastër në autobusin e linjës Selanik-Athinë. Sipas policisë greke, në pranga kanë rënë dy shtetas grekë 25 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur edhe porositësi i drogës, një 21-vjeçar shqiptar.

Burime policore thanë se banda importonte lëndë narkotike nga Turqia dhe në vazhdim e shpërndante atë në rrethin e narkotikeve të Athinës. Dy të arrestuarit u dërguan ne gjykatën e Athinës, e cila vendosi t’i lërë në burg pa afat.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet