51 policë të lidhur me trafikantët nën hetim

Janë 51 punonjës policie të lidhur më trafikantët e drogës, nën hetim nga Drejtoria e policisë së shtetit. Në mbledhjen e Zyrës Operacionale, Çako tha gjithashtu se mes tyre ka pasur të arrestuar dhe të ndëshkuar me masë disiplinore. Janë përjashtuar po nga policia dhe 14 punonjës të tjerë dhe janë dhënë shumë masa disiplonore. Janë administruar 1844 informacione policore vetëm në drejtim të kultivimit të kanabisit. Deri në datën 16 Korrik janë kryer 10 fluturime nga Guardia Di Finanza dhe janë administruar 7 raporte monitorimi. Janë asgjesuar në total 41462 bimë narkotike. Qarqet me risk Shkodra, Vlora, Fieri, Durrësi ku është përqendruar edhe puna. Janë goditur 62 grupe kriminale me 313 autorë. Janë goditur dhe 32 grupe kriminale më shumë sesa një vit më parë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet