60 hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit, KLP publikon kriteret për kandidatët

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar informacione në lidhje me të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë apo kandidatë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Sipas njoftimit të KLP duke pasur parasysh ritmin me të cilin po ecën Procesi i Vetingut në sistemin e drejtësisë, shumë shpejtë do të njoftohet krijimi i e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Më pas, KLP shpjegon se pas këtij çasti Këshilli do të emërojë Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe pas këtij procesi do të fillojë etapa e përzgjedhjes së Drejtuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Pas emërimit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme do të fillojë procesi për përzgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Neni 34, i Ligjit për SPAK-un, liston kriteret minimale që duhet të plotësohen nga kandidatët, ku përfshihet përvoja në punë, arsimimi, dhe sjellja në të shkuarën.

BKH do të ketë në përbërje 60 hetues.

“Aplikantët për pozicionin e drejtorit dhe hetuesit të BKH-së duhet të dinë që procesi i përzgjedhjes do të jetë shumë rigoroz dhe sfidues. Ai është përcaktuar në Ligjin për SPAK-un dhe do të vlerësojë aftësitë profesionale, integritetin si dhe aftësitë mendore e fizike të aplikantëve.

Kandidatët do të plotësojnë një formular aplikimi online dhe Deklaratën e Kontrollit të Pasurisë dhe të Kontrollit të Figurës, sipas Neneve 6(3), 6(4) dhe 38(2) & (3), në ligjin për SPAK-un. Vetëm ata aplikantë që plotësojnë këta formularë dhe plotësojnë kriteret bazë do të ftohen për të marrë pjesë në hapat e mëposhtëm të përzgjedhjes, të cilët do të përfshijnë: Një provim me shkrim ku përfshihen teste konjitive të sjelljes dhe të arsyetimit logjik; Një provim me shkrim që mat aftësitë në hartimin e raporteve; Hetim mbi verifikimin e figurës që konfirmon që personi nuk është dënuar e nuk është

shpalluar më parë fajtor për vepra penale; Intervistim dhe përzgjedhje nga Paneli i Përzgjedhjes i SPAK-ut; Testim i gjendjes fizike e shëndetësore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet