61 raste të reja sot, Vlora e disa qytete të vogla janë problem

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se këtë të shtunë janë zbuluar 61 raste të reja me Covid-19 në Shqiperi. Kjo është një shifër e dalë nga marrja e tamponëve për 355 persona gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas, autoriteteve shëndetësore, një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

"Nje dite më parë kishim pasur 77 raste të reja brenda harkut kohor të 24 orëve. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:

12 të prekur në Tiranë, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 në Krujë dhe nga 1 rast përkatësisht në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Belsh.Në vendin tonë aktualisht janë 931 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ndërkohë bëhet e ditur se vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 81 pacientë, 12 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1346 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 359

Durrës 180

Shkodër 156

Vlorë 96

Fier 44

Lezhë 31

Korçë 26

Kukës 16

Elbasan 11

Gjirokastër 7

Berat 5

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet