70 cm dëborë në Pukë, bllokohen rrugët

Në Pukë ka filluar përsëri dëbora. Specialistët e Bashkisë po ashtu kanë filluar punën që në orët e para të mëngjesit, për pastrimin e ngricave. Që në orët e para të mëngjesit, punonjësit e bashkisë po pastrojnë rrugët e qytetit, për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe makinave. Në territorin e bashkisë së Pukës edhe në ditët e para të janarit ranë reshje të dendura dëbore, ku trashësia e saj arriti në 70 cm, ndërsa temperaturat shënuan deri -7 gradë celsius.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet