7.256 qytetarë shqiptarë kërkuan azil nga Janari i vitit 2017 në Francë

Janë 7.256 qytetarë shqiptarë që kanë paraqitur kërkesën për azil në Francë, që nga Janari i vitit 2017. Ministria e brendshme franceze ka shpërndarë të dhënat për të përditshmen Le Figaro, e cila shkruan se të paktën 3 avionë kanë mbërritur nga Franca në Tiranë këtë verë, me shqiptarë të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Shqetësues dhe aktiviteti kriminal i shqiptarëve dhe për këtë Ministri i brendshëm francez Gerard Collomb është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet