73 motorë të rinj në mbështetje të 'Shqiponjave'. Ceremonia e inaugurimit sot në Tiranë

Policia e shtetit prezantoi sot flotën e re me motorë, në shërbim të forcave Shqiponja dhe Rrugorët e tiranës. Janë blerë 73 motorë, në vlerën e 109.5 mln lekëve. Gjatë ditës së sotme në sheshin “Nënë Tereza”, u zhvillua ceremonia e inagurimit. Këto njësi do të operojnë në pjesën më të madhe në Tiranë dhe në disa qëndra kryesore urbane. Në këtë event mori pjesë Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, drejtues të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Policisë së Shtetit dhe të Akademisë së Sigurisë. Ky shërbim do të ndikojnë drejt për drejt në rritjen e besimit ndaj komunitetit, pasi do i shërbejmë atij më shpejt dhe me profesionalizëm, duke ju përgjigjur në një kohë më të shkurtër nevojave të tij.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet