8 Marsi, OJQ-të: Aktivizim gruas në zonën rurale, koha është tani

Në prag të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të gruas është krijuar Observatori i Grave Shqiptare për Ballkanin Jug-Pereëndimor (FERS). Nisma vjen nga një grup OJQ-sh dhe do t’i japë shtysë punës 25-vjeçare dhe përpjekjeve për ndryshimin cilësor dhe real të jetës së grave e vajzave jo vetëm në Shqipëri, por edhe në treva të tjera të Ballkanit Perëndimor. Disa shoqata, nismëtare të Lëvizjes së Gruas në Shqipëri zhvilluan një konferencë në prag të 8 Marsit, ku apeli kryesor ishte aktivizmi i grave të zonave rurale, të cilat bashkë me ato në zonat urbane duhen të bashkohen e të transformojnë jetën e grave. Këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Gruas vjen në kulmin e lëvizjes globale të paprecedentë për të drejtat e grave, barazinë dhe drejtësinë. Pjesemarrëse në konferencë ishin rreth 100 gra, nga fusha dhe OJQ të ndryshme, vende dhe fshatra të Shqipërisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet