9 sirianë e maroken kërkojnë azil në Shqipëri

Kapen 55 refugjatë maroken, palestinezë, sirianë dhe algjerianë në kufijtë shqiptarë

6 sirianë dhe maroken kërkojnë azil në Shqipëri. Sipas një njoftimi për shtyp të policisë së Tiranës mësohet shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, kanë dorëzuar në Drejtorinë Vendore Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, 6 shtetas te huaj me shtetësi siriane dhe marokene, imigrantë të paligjshëm.

Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit kërkuan azil në Republikën e Shqipërisë dhe u dërguan në qendrën për Azilkërkues Babrru, Tiranë.Ndëkohë në Gjirokastër, në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, në afërsi të fshatit Vanistër u kapën 46 shtetas të huaj, me shtetësi algjeriane, siriane, Pakistani dhe Palestina, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes shtetasit u proceduan me urdhër largimi me vullnetar 7 shtetas dhe 39 shtetas, u dërguan në QKP, për azilkërkues Babrru, Tiranë.

Sipas policisë në pikën kufitare të Hanin të Hotit, në afërsi të “Varrit të Ushtarit”, u kapën 3 shtetas të huaj, me shtetësi siriane, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes shtetas u dërguan në QKP, për Azilkërkues Babrru, Tiranë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet