A ka politikanë të lidhur me spiunazhin rus?

Kreu i Shërbimeve të inteligjencës pranon rritjen e influencës ruse në vendin tonë. Sipas Top Channel, Bendo, para anëtarëve të Komisionit të sigurisë kombëtare, pranon tentativat në rritje të rusëve për të rritur influencën në vend, nëpërmjet faktorëve të ndryshëm. Helidon Bendo, gjithsesi pranoi se nuk kishin informacione për influencë në nivele të larta të politikës, apo në Polici. Raporti i sigurisë për vitin 2018 është tashmë në tryezën e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta. Në raport gjendën informacione të klasifikuara, dhe për këtë seanca vijoi pa praninë e medias.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet