Protesta/ A i përfaqësojnë realisht qytetaret partitë tona politike?

Ndërsa nuk ka kaluar ende shija e hidhur që la protesta e djeshme para kryeministrisë, zërat kanë filluar të qarkullojnë, dhe flasin për protestues të paguar (5000 Lek të reja). Nuk dihet sa e vërtetë është, sepse të tilla zëra ngelin gjithmonë pa prova, por siç shikohet dhe nga fotot protestues kanë qenë dhe endacakë, të cilët kanë kërkuar rrëzimin e Qeverisë. Nuk jemi ende të sigurtë nëse e dinë kush është në Qeveri. Që të jemi të sinqertë, në çdo protestë ka njerëz të paguar, pavarësisht krahëve politik, por ajo që vihet re tek kjo e fundit ishte dhuna e pamotivuar e protestuesve, të cilët, duke thyer xhamat e kryeministrisë, më shumë sesa shfrynin, dukeshin sikur po përpiqeshin të kryenin një punë. Prej këtu lind pyetja: sa i përfaqësojnë realisht qytetaret partitë tona politike?

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet