AKU aksion për therjen e kafshëve në vende ilegale

Pas mbylljes së 98 thertoreve për mos plotësim kushtesh, AKU, ka vijuar aksioin për parandalimin e therjes së kafshëve në zona ilegale. Në ditët e fundit janë zbuluar dhe penalizuar disa subjekte që thernin kafshë në zona të fshehta dhe e tregtonin atë. AKU njofton se në fshatin Domje, Tiranë, inspektorët gjetën pranë një subjekti një viç të sapotherur në kushte ilegale dhe të papërshtatshme në lidhje me garantimin e sigurisë ushqimore. Për këtë rast, inspektorët e AKU bllokuan sasinë prej 206 kilogramësh mish dhe penalizuan subjektin me 250.000 lekë gjobë. Deri më tani janë konstatuar 16 pika therje ilegale. Është konfiskuar në total 5007,85 kg mish, 1000 kg produkte mishi, janë marrë 288 masa administrative gjobë dhe janë inspektuar 17 subjekte tregtim peshku dhe është bërë konfiskimi i 950 kg peshk.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet