ALUIZNI shton sportelet për emigrantët, kërkohet mirëkuptimi i qytetarëve

Kreu i ALUIZNIt, Artan lame, ftoi ët gjithë emigrantët të paraqiten nëpër sportele, për të mbyllur procedurat e legalizimit të shtëpive. Ai kërkoi gjithashtu mirëkuptimin e qytetarëve për t’u hapur rrugë emigrantëve në këtë moment piku, i cili mbaron në shtator kur emigrantët kthehen në vendet e tyre të qëndrimit. Për të përballuar fluksin e krijuar, është shtuar edhe numri I sporteleve të veçanta pranë drejtorive të ALUIZNIt. Sipas të dhënave të agjensisë, vetëm në muajin korrik janë lëshuar 5505 leje legalizimi. Qarqet me performancë me të mirë janë Kukësi dhe Dibra, ku procesi pritet të mbyllet sa më shpejt, për shkak të numrit të pakët të ndërtimeve pa leje që gjenden në këto zona.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet