Aeroporti i Vlorës, nisin ofertat e huaja për projektin

Kryeministri Rama ka paralajmëruar edhe më herët se vendit do ti shtohet një aeroport i dytë. Është parashikuar që ky plan të realizohet në qytetin e Vlorës në zonën e Akernisë. Në kuadër kë këtij projekti ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë me dije se janë ofruar 3 kompani turke nga më prestigjozet që kanë dorëzuar ofertat për ndërtimin e këtij aeroporti. Oferta është paraqitur nga një konsorcium i tri kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction dhe Kolin Construction. Investimi për ndërtimin e aeroportit do të jetë privat pa prekur buxhetin e shtetit. Pas marrjes së ofertës, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka lajmëruar do të ngrihet një grup i posaçëm me përfaqësues nga kjo ministri, që do shqyrtojë aspektet teknike të propozimit dhe ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me përcaktimet ligjore. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, lajmëroi se deri në muajin qershor do të ngrihet kantieri për ndërtimin e projektit gjigant.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet