Akademia e Sigurisë: kursantë fillojnë studimet për Patrullë të përgjithshme

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafa tha sot ne fillimin e kursit per Akademine e policise, se: "Zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit gjithashtu po afrojnë. Dhe detyra jonë, detyra e Policisë së Shtetit, është që të ushtrojmë detyrat e ngarkuara nga ligji me paanësi, me qëllim mbarëvajtjen e sigurinë e tyre për të garantuar një proçes të pacenuar dhe shembullor. Tashmë prej disa vitesh Policia e Shtetit ka krijuar një traditë të konsoliduar përsa i përket sjelljes së saj në raport me proçeset zgjedhore. Roli i saj në përputhje me ligjin në proçeset zgjedhore është i vlerësuar pozitivisht nga të gjithë faktorët". "Ne e kuptojmë shumë mirë rolin që ka policia në një proçes zgjedhor dhe e dimë shumë mirë çfarë dëmi mund të sjellë edhe për atë forcë politike që është në qeveri nëse nuk garanton sjellje dhe veprim të policisë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin", tha ai në ceremoninë e fillimit të Kursit për Patrullë të Përgjithshme për 418 kursantë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet