Aksident në Gramsh! Automjeti bie rreth 40 metra thellësi në liqenin e Banjës, 1 viktimë

Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Shushicë të Gramshit.

Mësohet se një automjet ka rënë rreth 40 metra thellësi në liqenin e Banjës. Sakaq, dyshohet se në automjet ndodhen disa persona, ndërkohë që është konfirmuar një viktimë.

Sipas informacionit paraprak të dhënë nga policia lokale, bëhet me dije se trupi i pajetë është nxjerrë lart nga uji. Nuk dihen ende detaje më të hollësishme, por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet