Ekspertiza/ Gazetarja Mira Kazhanin e pafajshme, minoreni i preu rrugën

Shpërthen ndaj Krastes Mira Kazhani e cila ditë më parë u përfshi në një aksident rrugor. “Zonja Kazhani ku shkojnë paratë e bashkisë, a mundet që portali Tirana Post të bëjë një analizë se ku shkojnë këto para?’’ Kaq u desh që Kazhani sot të shpërthente kundër. "Adi Krasta ka bërë disa pyetje ndaj meje, Nuk habitem që kur e pashë t’i lëpihej Berishës në emision që dikur e quante të keqe të madhe . Mu dhimbs në fakt…Tani unë të them të të vijë turp turp turp…Inatet me politikanët që ke ngrënë darka dhe je prishur po nëpër darka nxirri me to. Mua mos më ngatërro me veten tënde se jam larg shumë, po shumë larg modelit tënd. Ti e ke dokumentuar veten tënde me video e mesazhe nëpër ekran. falë zotit s jam njeri ofertyash të parezistueshme as e pafytyrë që lëpij ku pështyj," shkruan ajo. Një javë më parë, gazetarja Mira Kazhani aksidentoi në autostradën Tiranë-Durrës, Nertil Pëllumbin, 17 vjeç. Ai është ende në rrezik për jetën. Shpërthimi ndaj Krastes erdhi për zërat se Veliaj kishte influencuar për fshehjen e ngjarjes. Gjithsesi në gjithë këtë histori, Kazhani është shoqëruar në Komisariatin numër 6 dhe është mbajtur 10 ore atje. I riu i kishte prerë rrugën në autostradë, dhe gazetarja është ndalur dhe ka lajmëruar policinë. Pas kësaj ekspertiza e kishte nxjerrë të pafajshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet