Aksidenti te Unaza e Vogël, 20 vjeçari: më zuri paniku, shtypa gazin në vend të frenave

Ekspertët e policisë kanë zbardhur shkaqet e aksidentit të ndodhur në Unazën e Vogël në Tiranë para dy ditësh, ku humbi jetën një 45 vjeçare. Ata kanë konstatuar se makina po ecte me shpejtësinë 35km/h, ndërkohë që shoferi nuk ka frenuar. Edhe pas aksidentit, Andrea Memollari ka shtuar shpejtësinë, duke kaluar mbi trupin e viktimës, për tu larguar nga vendi i ngjarjes. I riu në dëshminë e tij përpara oficerëve të policisë, është shprehur se nuk e ka parë Dhurat Priftin në momentin e përplasjes. Ai shton më tej se e ka evidentuar viktimën vetëm pasi ka kaluar mbi të. Memollari është justifikuar se në momentin e aksidentit e zuri paniku dhe në vend që të shtypte frenat, shkeli pedalin e gazit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet