Aksioni ‘Ballkan’, ja struktura e mafies. Antimafia, nisin sekuestrot për biznesmenët e ndërtimeve

Një ditë pas aksionit antidrogë ‘Ballkan’, Prokuroria e krimeve të rënda ka zbardhur strukturën ku bënin pjesë 14 shtetasit shqiptarë, të arrestuar për trafik droge. Prokurori i çështjes, Eugen Beçi, ka kërkuar ditën e djeshme masat ‘arrest me burg’ për shtatë nga të arrestuarit. Bëhet fjalë për shtetasit, Jurgen Molla, Shyqyri Kotorri, Anest Koromani, të tre biznesmenë në fushën e ndërtimeve. E njëta masë sigurie u dha edhe për Nuredin Nazëraj, Lulzim Qorrin, Denis Sinametën dhe shtetasin kosovar Blerim Ukimeraj.

Sipas hetimeve, Jurgen Molla, Shyqyri Kotorri dhe Nuredin Nazeraj, kanë pasur rolin e financuesit të këtij aktiviteti. Ata merreshin gjithashtu me trafikimin e drogës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë, për llogari të grupeve të ndryshme kriminale. Ndaj tyre do të aplikohet hetimi pasuror në bazë të ligjit ‘Antimafia’, ku do të sekuestrohen të gjitha pasuritë e vëna me anë të veprimtarive të paligjshme.

Burime nga hetimi kanë thënë se në rolin e ndërmjetësit kanë qënë shtetasit, Arbend Prendi, i arrestuar në qershor 2015 dhe Blerim Ukimeraj. Prokuroria dhe policia, kanë treguar se blerës dhe financues në shuma më të vogla, janë shtetasit Romeo Beqa, Viktor Behaj, Anest Koromani, Denis Sinameta, Lulzim Qorri, Gjolek Xhaferri, Robert Petoshati, Myqerem Çela dhe Fatos Muçi.

Hetmi për këtë rast ka nisur në mars të 2015, pas sinjalizimeve të policisë kosovare për policisë shqiptare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet