Alarm, Adriatiku po kontaminohet

Kreu i shoqatës së peshkimit në Durrës Klodian Kapiti ka dhënë alarminpër shkatërrimin e faunës së detit Adriatik. Kapiti shprehet se kjo ka ardhur për shkak të kontaminimit nga mbetjet e gjithëfarëllojshme, të cilat futen në Adriatik përmes lumenjve Seman, Ishëm dhe Erzen. Mbetjet e shumta kanë bërë që lumenjtë të arrijnë në pikën më kritike. Shkalla e ndotjes është konstatuar edhe nga peshkatarët durrsakë, të cilët kanë gjetur në rrjetat e tyre kafshë të ngordhura, sidomos në grykëderdhjet e lumenjve. Sipas Klodian Kapitit, nëse nuk meren masa urgjente për kontrollimin e grykëderdhjeve, rrezikon që fauna në Adriatik të largohet përfundimisht. Sipas Kapitit, jo vetëm ndotja por edhe gjuetia e paligjshme kanë ndikuar në dëmtimin dhe pakësimin e gjallesave ujore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet