Alessandro Pansa: pajisja është përdorur vetëm për aktivitete trajnuese

Policia italiane dhe misioni ‘Interforce’, pranojnë se kanë kanë sjellur në Shqipëri një pajisje ‘IMSI catcher’, por thonë se qëllimi i saj është demostrimi në seancat trajnuese me efektivë të policisë. Kështu thuhet në letrën e dërguar nga dretori i policisë italiane, Alessandro Pansa, për kryeprokurorin Adriatik Llalla. Pansa e ka firmosur ditë më parë letrën, pasi që nga kjo javë nuk është më drejtor i Policisë italiane. Në letër tuhet se pajisja për trajnime është futur nga porti i Durrësit dhe stafi shoqërues është pritur aty nga punonjës të policisë shqiptare. Sipas Pansa-s, kjo pajise është konfiguruar në mënyrë që të mos jetë e aftë të kryejë asnjë lloj përgjimi. Në letër thuhet se me këtë pajisje janë trajnuar 5 operatorë të policisë shqiptare, me aktivitete në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Vlorës. Më tej Pansa vë në dukje faktin, se në zbatim të marrëveshjes në bazë të artikullit 8, stafi që ka sjellë pajisjen në Shqipëri dhe që ka ofruar seancat e trajnimit me policinë shqiptare, gëzon imunitet të plotë për ushtrimin e këtyre funksioneve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet