Nuk është revoltë popullore. Është luftë mes partive politike

“Nuk jemi të impresionuar nga pamjet. Kjo nuk është revoltë spontane kundër pushtetit, por protestë e organizuar nga lufta e hapur mes dy partive politike kryesore”. Flet në këtë mënyrë Alessio Vinci, gazetari italian i cili ka punuar për një kohë të gjatë në Ballkan si i dërguari i CNN, duke mbuluar çështjen e ish-Jugosllavisë, luftën në Kosovë, arrestimin e Milosheviçit dhe më pas ngritjen e një televizioni privat në Shqipëri për llogari të një biznesmeni italian.

Nga ajo çfarë shihet, ngjan si revolta në fund të viteve 90 ndaj Sali Berishës?

“Do të thoja më tepër ngjan me situatën e luftës kundër demokratit Sali Berisha dhe socialistit Fatos Nano. Edhe akuza kundër korrupsionit kundër kryeministrit Edi Rama është një (deja vu), pak e njohur në Shqipëri. Në krahasim me fundin e viteve 90, klima është totalisht ndryshe. Në ato vite një gazetar i cili hynte në vend rrezikonte jetën, sot e mbulojnë me një mal lulesh”.

Protestat nuk vazhdojnë gjatë?

“Jo, sepse janë të organizuara dhe nuk janë fryt i një vendimi spontan. Nuk duhet të harrojmë se ky është një vend i cili është mësuar të shprehë gjërat me akte dhune”.

Por çfarë e ka krijuar situatën e tensionuar dhe dhunën e djeshme?

Problemi është se Shqipëria është një vend shumë i ngadaltë në transformim dhe gjithçka kalon përmes kontakteve të mëdha. Derisa të ekzistojë një ekujlibër mes dy partive do të ketë paqe. Sot, në fakt edhe kryeministri Edi Rama ashtu edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, janë socialistë. Janë shum aktivë në rrjetet sociale, të njohur dhe të rinj. Ndërsa demokratët kanë akoma Berishën, të cilin të gjithë e quajnë (gjyshi në pension). Lulëzim Basha është një hije e berishës”.

Shqipëria është duke nisur negociatat për futjen totale në Bashkimin Europian. Cilat janë kushtet?

Vendi ka shumë resurse ambientale, plazhe të bukura, thuajse të ngjashme me sardenjën, por është e pamundur të shkosh. Ka një potencial të madh, por mungon totalisht infrastruktura dhe asnjëra nga të dyja partitë nuk do që meritat t’i marrë partia tjetër për ecjen përpara. Pastaj është edhe problemi i korrupsionit edhe pse mund të pyesësh se një vend kaq i vogël nuk ka gjetur zgjidhje”.

Kryeministri Edi Rama është i bindur për pranimin në BE

Rama do të hyjë në Europë por pa hedhur prapa shqipërinë e lindjes. Është vend shumë krenar. Por, herët a vonë, pjesmarrja në BE do të jetë e pa evitueshme”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet