Alfred Gjoni apelon vendimin për shkarkimin nga KPKja

Kolegji i Posaçëm të Apelimit caktoi sot trupën gjykuese për të gjykuar çështjen ndaj kryetarit të Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjoni, pas ankimimit të vendimit të KPK për shkarkimin e tij nga detyra.

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alfred Gjoni kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Alfred Gjoni.

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, hodhi sot shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë: Kryesues: Ardian Hajdari. Relatore: Ina Rama. Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Rezarta Schuetz.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 14 janar 2019, shkarkimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjoni.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet