Alibeaj, policit: ''të pres gjuhën, të zhduk fare''

Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj është zënë ngushtë mbrëmjen e sotme në Opinion teksa flitej për përplasjen me efektivët e policisë te Drejtoria e Tiranës në mbrëmjen e 16 shkurtit.

Në videon e Balkanëeb, dëgjohet ish-deputeti i cili qartësisht i thotë popicit roje ‘unë të pres gjuhën, more vesh? Të pres gjuhën, të zhduk fare’.

Ndërkohë që gazetarja Anila Basha i pohoi qartë se në video ish-deputeti dëgjohej që po kërcënonte policin brenda në ambientet e Drejtorisë së Tiranës. I zënë ngushtë Alibeaj gënjeu se nuk po i thoshte policit të presë gjuhën por ‘gjuha e ligjit vepron mbi ty’.

Në video, Alibeaj së bashku me ish-deputetët e tjerë të PD shfaqen brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës duke sulmuar fizikisht efektivët, pas protestës së 16 shkurtit 2019. /temaedites/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet