Aluizni, Fier: deri në fund të korrikut legalizohen 300 dosjet e fundit

Proçesi i legalizimit të 300 objekteve të fundit, merr fund në fund të Korrikut. Lajmi u dha nga zyra e Aluiznit në Fier. Që nga viti 2013 ALUIZNI ka legalizuar 25.780 objekte pa leje të vetëdeklaruara ndër vite, në qarkun e Fierit. Në fund të muajit Korrik përmbyllet plotësisht proçesi i legalizimit për objektet, dhe nisin legalizimet për 400 shtesat e pallateve në qark. Sipas drejtorit të Aluiznit për fierin Ervin Bushi proçesi ka shkruar në 98%. Për 300 objektet e tjera, dosjet kanë thuajse gati. Qarku Fier është një nga qarqet që ka ecur më shpejt në proçesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet