Ambasada e izraelit përkujton viktimat e terrorit në Tiranë

Data 11 maj përkujton ushtarët e rënë dhe viktimat e terrorit. Kjo ditë është shpallur ditë zie në shtetin e Izraelit. Numri i viktimave të rënë nga terrorrizmi janë të shumtë. Izraeli është një nga shtetet më të prekura nga ky fenomen. Dita memoriale e ushtarëve dhe viktimave të terrorrit në këtë shtet përkujtohet një ditë para ditës së pavarsisë, për të treguar se "cili është çmimi që paguan shteti për të arritur deri tek kjo ditë, dita e pavarsisë", thonë burime pranë kësaj ambasade, pas një aktiviteti të organizuar sot në Tiranë, në nderim të viktimave, ku u thanë lutje, u mbajtën fjalime të shkurtra dhe u luajtën pjesë të njohura muzikore në gjuhën amtare. Ndërkohë që kryeqyteti është duke u përgatitur që ditën e nesërme të festojë ditën e pavarsisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet