Amnisti për të burgosurit, kategoritë që përfitojnë

Ministria e Drejtesesë nis përgatitjet për hartimin e ligjit të amnistisë për të burgosurit. Ministri i Drejtësisë Ylli Maniani ka bërë publike disa nga detajet, siç janë kategoritë që përfitojnë dhe koha kur do të lirohen të burgosurit. 600 persona do të jetë totali i atyre që do të lirohen nga burgu dhe të përfitojnë nga ligji për dhënie amnistie. Kjo amnisti vjen si pasoje e mbipopullimit në burgje si dhe për të shperblyer të dënuarit me sjellje të pëmirsuar. Kategoria që do të perfitojë është ajo e të dënuarve me më pak se dy vite. Ata që janë mbi moshën 60 vjeç si dhe të rinjtë më të vegjël se 18 vjeç do të përfitojnë gjithashtu. Ulja e mbipopullimit në burgje do të sjell edhe ulje të kostos e cila vitet e fundit ka qënë vërtetë e lartë. Edhe në fundin e vitit të kaluar 900 persona u liruan nga burgjet dhe përfituan nga amnistia e vitit 2015.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet