Anëtari i KED përballet me Vettingun, ja pasuria

Gjykatësi i Apelit dhe anëtari i Këshillit të emërimeve në drejtësi Ervin Metalla i është nënshtruar sot proçesit të Vettingut. Dosja e tij gjykohet nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Entela Ciftja. Gjyqtari kishte marrë një kredi në vitin 2007, për shtëpi banimi më garazh, 96 meter katrorë. Kontrata e kredisë më pas i kaloi të vellait. Apartamenti është blerë më një vlerë prej 75 mijë Euro. Banka pagoi vetëm 70% të kredisë, ndërsa pjesën tjetër e pagoi i vëllai nëpërmjet një kredie të butë. Vëllai i tij ka dy apartamente nga 44 dhe 55 mijë Euro. Ka dhe një apartament tjetër të blerë për 15 mijë euro dhe shitur të vëllait për 1.2 milion Lekë. Ai ka investuar për tre vjet në bono thesari dhe ka përfituar 141 mijë Euro. Metalla është ndër gjyqtarët e parë në Gjykatën e apelit që i nënshtrohet proçesit të Vettingut.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet