Antimafia sekuestron pronat e Ilir Koçiaj

Sekuestrohen pronat e paluajtshme të shtetasit Ilir Koçiaj, dënuar për trafik lëndësh narkotike gjatë operacionit të koduar Poter-Al. Ai akuzohet si pjesë e një organizate që në 2003 trafikonte droge nga Hollanda në Itali. Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata ka vendosur sekuestro mbi 13 prona të paluajtshme, vlera e të cilave arrin në 500 mijë euro sipas çmimeve të referencës, në pronësi të shtetasit Ilir Koçiaj. Ekzistojnë dyshime se Koçiaj ka investuar në ndërtimin e pallatit të mësipërm nëpërmjet vëllait të tij, shtetasit Bashkim Koçiaj, dhe në përfundim të ndërtimit të pallatit ky i fundit i ka kaluar pronësinë e pasurive nëpërmjet kontratës së dhurimit”. Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi sekuestrimin e pasurive të regjistruara në emër të Ilir Koçiaj, kërkesë e cila u miratua nga Gjykata për Krime të Rënda para pak ditëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet