Aplikimi për pronat, edhe 8 ditë afat

Kanë mbetur vetëm 8 ditë kohë, për të gjithë pronarët e shpronësuar nga regjimi komunist, për të aplikuar për njohje të pronës pranë ATP. Përtej datës 24 maj nuk do të lejohen më aplikime të tjera dhe do të nisë shqyrtimi i të gjitha dosjeve pa vendim. Drejtoresha e ATP, Sonila Qato, ka bërë të ditur se përparësi do të kenë 11 mijë dosjet e arkivuar në vite, të cila do tu shtohen edhe aplikimet pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri. Nëse qeveria nuk del me një vendim brenda 3 viteve, qytetarët mund t’i drejtohen gjykatës për pretendimet e tyre. Krahas atyre që presin të trajtohen janë edhe 26 mijë vendimet e formës së prerë, për të cilat qeveria ka vënë në dispozicion për këtë vit fondin 24 milionë $. Shumica prej tyre janë depozituar në gjykatën e Strasburgut, gjë e cila detyroi ministrat Manjani dhe Ahmetaj të kërkojnë pezullim të çështjeve, për shkak se faturat që vijnë nga kjo gjykatë po ‘groposin’ buxhetin e shtetit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet