Armando Prenga merr gjykim të shkurtuar

Ish-deputeti socialist, Armando Prenga ka kërkuar nga Gjykata e Lartë gjykim të shkurtuar, lidhur me konfliktin për luginën e Patokut, ku ish-ligjvënësi i majtë akuzohet për plagosje të lehtë me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë seancës gjyqësore, ish-deputeti Prenga kërkoi gjykimin e shkurtuar për rastin në fjalë, ndërsa prokurori i çështjes pranoi këtë vendim të ish-deputetit. Trupa gjyqësore vendosi të marrë vendim lidhur me çështjen më datën 9 shkurt dhe nëse pranon kërkesën, atëherë Prenga do të përfitojë një ulje prej 1/3 të dënimit. Ish-deputeti socialist, Armando Prenga akuzohet për plagosjen me armë zjarri të vëllezërve Cali në Kurbin dhe armëmbajtje pa leje.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet