€100 mijë mall me parregullsi në dokumentacion. Arrestohet Adrokli Kokthi, Drejtori i tatimeve në Tiranë

Arrestimi kreut të Tatimeve të kryeqytetit është bërë nga zyra e Anti-korrupsionit Tiranë dhe Androkli Kokthi akuzohet për “Shpërdorim detyre”. “Me datë 18.02.2016 nga specialistët e Antikorrupsionit ne Drejtorinë e Policisë Tiranë u arrestua shtetasi Androkli Kokthi, 40 vjeç, banues në Tiranë me funksion Drejtori rajonal i Tatimeve Tiranë për shpërdorim detyre”. Tirana Observer, flet për hetime që filluan një muaj më parë, dhe që lidhen me €100 mijë mall, të cilën duhej ti kishte sekuestruar për llogari të shtetit dhe që në fakt iu kthyen prapsht subjektit privat. Nuk dihet nëse hetimet filluan pas denoncimit të subjektit apo nga një kontroll në tatime.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet