Arrestohet muxhahedini, ngacmoi seksualisht një të mitur

Një shtetas Iranian është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme, duke ngacmuar seksualisht të mitur. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Fushë-Mëzez të Tiranës. Sipas dëshmisë së të miturit me iniciale B.S, shtetasi i huaj e kishte dërguar të blinte bukë dhe më pas e ka futur në apartamentin e tij, me arsyen për ta qerasur por në fakt e ka ngacmuar seksualisht. I mituri ka arritur të largohet nga apartamenti, duke shkuar tek i ati, të cilit i ka treguar ngjarjen. Menjëherë pas kësaj ngjarje babai i tij ka bërë denoncimin në polici. Pas kallëzimit policia ka ndaluar shtetasin Mousa Hosein Jaberifar, 35 vjeçarin Iranian, i cili mendohet të ketë ardhur në Shqipëri me grupin e muxhahedinëve. Pas kontrollit mjekësor, rezulton se fëmija nuk është abuzuar seksualisht. Nisur nga këto rrethana materialet hetimore janë referuar në prokurori me akuzën ‘veprme të turpshme me të mitur’.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet